“Delegacioni“ nuk mbahet, korr një tjetër sukses: shpallet filmi më i mirë në Festivalin e Filmit SEANEMA!

“Delegacioni “ nga regjisori shqiptar Bujar Alimani mori cmimin e filmit më të mirë në edicionin e 5-të të Festivalit të Filmit Seanema, i cili uli siparin  në Ulqin të Malit të Zi.

Bashkëpunimi francezo- shqiptar The Van, me regji nga Erenik Beqiri, fitoi cmimit e filmit më të mirë të mirë me metrazh të shkurtër. Seanema Film Festival ka prezantuar një koncept të ri në Mal të Zi – artet për ndryshime sociale dhe aktivizmin e kinemasë.

Cdo vit, një çështje sociale kyce trajtohet përmes filmave që shfaqen aty dhe diskutimeve në panel.Tema e këtij edicioni ishte IN / EXCLUSION, me në qendër vëmendjen ndaj rëndësisë së përfshirjes sociale të individëve që bëhen viktima të diskriminimit mbi baza të ndryshme.

Previous ArticleNext Article