KreuCelebrity

Në mes të shkretëtirës, martohet Dj i famshëm botëror!

 

Një ceremoni aspak e zakonshme ka qenë ajo e Dj të famshë  Tiësto, i cili lidhi kurorë me partneren e tij Annika Backes, në mes të shkretëtirës Utah në SHBA.

Çifti e kishte vizituar katër vite më parë këtë vëndndodhje dhe ishin dashuruar me shkretëtirën dhe qetësinë që një vend i tillë të fal.

Dyshja celebroi dashurinë nëpërmjet një ceremonie intime me vetëm 80 të ftuar, duke preferuar të qëndrojnë larg jetës së zhurmshme që Tiesto ka zakonisht në punën e tij.

Dj dhe modelja zgjodhën resortin luksoz Aman për ditën e tyre të madhe, ndërsa nusja dhe dhëndri i thanë Po njëri tjetrit në altarin e improvizuar në mes të shkretëtirës.

50 vjeçari dhe modelja 23 vjeçare u takuan për herë të parë në vitin 2015 nëpërmjet miqve të përbashkët.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF