KreuBordo Men

Videoja e babait që rreh vajzën e tij të vogël acaron Robert Berishën, cfarë shkroi këngëtari në Instagram!!

Robert Berisha, baba edhe vete, duket nuk I kontrolloi emocionet kur pa videon e rëndë që ka qarkulluar në rrjetet sociale, në të cilën shihet një arab ndërsa rreh vajzën e tij të vogël sepse ajo nuk ecën. Roberti e shprehu përmes një statusi në Instagram indinjatën e tij, por duke qenë se aty kishte përdorur dhe një sharje, e fshiu shpejt.

“ Ku ta gjejmë këtë idiot, që Zoti e vraftë“ thuhej në një pjesë të statusit të tij. Videoja u bë virale në mbarë botën duke ngjallur reagime të ashpra të njerëzve që panë sesi babai I fëmijës, e godet atë pa mëshirë ndërsa I kërkon të ecë. Disa madje I bën “tag“ dhe Unicefit, agjensia e OKB-së që merret me problemet e të miturve.

Një pjesë e komentuesve kërkonin një ndëshkim ekzemplar për burrin e identifikuar jo zyrtarisht si një palestinez që jeton në Arabinë Saudite.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF