KreuCelebrity

Afrona shkëlqeu nuse, por neve na mbetën sytë tek e ëma!

 

Më 21 shtator në një prej resorteve luksozë në Shëngjin këngëtari Blero Muharremi dhe modelja Afrona Dika kurorëzuan historinë e dashurisë nëpërmjet një ceremonie madhështore me 600 të ftuar.

Nusja shkëlqeu me të treja fustanet që kishte zgjedhur për ditën e saj të madhe, e po ashtu me grimin apo krehjet e flokëve që shoqëroi për çdo veshje.

Bashkëshortja e Bleros është një ndër vajzat më të bukura në radhët e showbiz-it shqiptar, ndaj edhe nuri që ajo pati në dasmë nuk ishte mëse i pritshëm.

Menjëherë pas përfundimit të dasmës, nusja dhe dhëndri kanë postuar foto nga dita më e rëndësishme e jetës së tyre dhe në njërën prej tyre ne dalluam nënë e Afronës, zonjën Arijeta.

Nëse nuk do ta dinim se kjo zonjë në foto është pikërisht nëna e nuses dhe vjehrra e Bleros, me siguri do të mendonim se është ndonjë mikeshë e Afronës.

E emocionuar për hapin e rëndësishëm të vajzës, Arijeta ishte një nga zonjat më të bukura të dasmës.

“Dardha bie nën dardhë’, me një mami si i ajo e Afronës nuk kishte si të mos dilte një Afrona yll.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF