Brad Pitt në një lidhje të re, ja me kë e ka zëvëndësuar aktori Angelina Jolie-në!

Tre vjet pas ndarjes nga Angelina Jolie, Brad Pitt flitet të ketë një dashuri të re në jetën e tij.

Ylli 55 vjecar I Hollivudit po del, sipas mediave të huaja rozë me Sat Hari Khalsa, guru shpirtërore dhe dizajnere bizhuterish.

Brad, sipas US Weekly, ka tre muaj që del me bukuroshen bjonde, ose më saktë, që pas asaj që u përfol se ishte një lidhje ( e shkurter) e tij me Charlize Theron në qershor.

Pretendohet se me Sat-in, kanë qenë shumë pranë njëri tjetrit gjatë gjithë verës. Edhe në premierën e filmit të tij të fundit, “ Ad Astra“, u panë të largoheshin në të njëjtën kohë.

Ndryshe nga femrat e “listës A“ të Brad-it ( që ka qenë I fejuar me Gwyneth Paltrow dhe I martuar me Jennifer Aniston), Sat –  e lindur në SHBA dhe e shkolluar në Indi- është mjaft e thjeshtë, ndonëse miqtë e përshkruajnë si “nje grua të fortë dhe shumë të zgjuar“.

Previous ArticleNext Article