KreuStil Jetese

Martohet Renato Mekolli? Cfarë tha shefi i kuzhinës që i habiti të gjithë!

“Hell`s Kitchen“ rikthehet sërish, madje me një format të përmirësuar, një lajm mjaft I mirë ky për ndjekësit e emisionit të vecantë, të cilin e bënte edhe më pikant “karakteri“ I sertë I shefit të kuzhinës, Renato Mekolli. Renato zbuloi disa detaje nga edicioni I ri që do të jetë sic tha ai, në formën e një ‘reality show’.

Dy vajza të njohura që kanë marrë pjesë në “Hell’s Kitchen” dhe “MasterChef Albania”, Ani dhe Albana, do ta shoqërojnë këtë radhë Renaton, që befasoi së fundi me deklaratën se do të martohet! Ai publikoi në ‘Instagram’ një foto I veshur si dhëndër, ndërsa pas tij shihet I buzëqeshur  Armand Peza i “Geraldina Sposa” me një fustan nusërie. Shefi i kuzhinës tha se do të martohet në “Hell’s Kitchen”, por se cfarë do të ndodhë saktësisht, këtë nuk e dimë.

“Hell’s Kitchen Albania 2… E vendosa, do martohem dhe ku më mirë se në emisionin tim, në Hell’s Kitchen Albania. Nga tetori në Top Channel”, ka shkruar ai.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF