KreuStil Jetese

Me nipin e porsalindur në krah, Jozefina Topallin merr lajmin e bukur

Jozefina Topalli sapo është bërë gjyshe për herë të parë por ama ky lajm i bukur nuk është i vetmi që ish-kryetarja e parlamentit ka marrë këto ditë. Pak ditë pasi vajza e saj Megi solli në jetë djalin e saj, që quhet Nicola, Topalli ka përjetuar të tjera emocione, kësaj here në karrierën e saj.

Politanika e njohur është nderuar ditën e sotme me çmimin e karrierës në Universitetin e Shkodrës, nderim ky që vetë shkodrania e ka pritur me shumë emocion.

“Isha me djalin e porsalindur të vajzes në krah kur mora mesazhin nga një pedagoge e universitetit dhe më tha se do nderohsha me një çmim. U habita se kur bie nga pushteti nuk të japin çmime. Unë isha mesuar që sistemi edhe pse isha e para hiqnin foton time nga tabela e nderit, as sot nuk ka ndërruar sistemi. Nëse kritikon shefin shpallesh armike.

Kurrë nuk e kam imagjinuar se do isha kryeparlamentare, por as në ënderr se kam imagjinuar se në liri do kishte mungese përfaqesimi dhe djegie mandatesh. Më kanë hequr nga politika kur kisha për të dhënë më shumë. 4 persona mbajnë sot peng vendin, vetëm fëmijët tanë mund të sjellin ndryshimin. Do të ishte më mirë të iknin katër shahista, sesa të largohen shqiptarët nga vendi i tyre”, u shpreh Topalli.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF