KreuStil Jetese

Fotot te shkolla e vajzës flasin vetë!!! Ja si është marrëdhënia e Eneda Tarifës me ish-bashkëshortin dhe familjen e tij

Eneda Tarifa dhe ish-partneri i saj Erjon Zaloshnja i kanë ndarë rrugët e jetës gati 2 vite më parë.

Marrëdhënia 18-vjeçare e dy artistëve mori fund pa ndonjë deklaratë e krejt larg vëmendjes së mediave, ndonëse ndarja u duk fillimisht e pabesueshme për shkak se dashuria e çiftit kishte nisur që në adoleshencë.

Por si është sot marrëdhënia mes dy ish partnerëve, prindër të një vajze 6-vjeçare të quajtur Aria?!

Eneda dhe Erjoni kanë zgjedhur të ruajnë raporte korrekte mes tyre dhe shkak për këtë marrëdhënie të balancuar pas ndarjes sigurisht që është bërë vajza e tyre Aria.

Vogëlushja u ul këtë vit për herë të parë në bankat e shkollës dhe ky moment kaq i rëndësishëm ka bërë bashkë dyshen dhe sipas disa fotove në rrjet krah Arias kanë qenë mami Eneda dhe babi Erjoni, të cilët madje kanë shkrepur edhe disa foto për kujtim bashkë, si dikur.

Jo vetëm kaq por Eneda duket se ka një marrëdhënie të mirë edhe me motrën e ish-bashkëshortit, kunatën e saj Ildën, e cila ka qenë gjithashtu e pranishme në ditën e parë të shkollës së mbesës dhe madje ka shkrepur edhe një foto bashkë me këngëtaren.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF