“Shërbyesja-Zonjë” mbyll siparin e De Fest Apolonia 2019

 

Mbrëmja e 25 shtatorit ka mbyllur siparin e Festivalit të artit skenik De Fest Apolonia 2019. Ky edicion u konkretizua me operën e Giovanni PAISELOS “Shërbyesja-Zonjë”, një bashkëpunim i forcave krijuese të qytetit te Budvas (Mali i Zi), te qytetit Barleta (Rajoni i Puljas-Itali), e të qyteteve  shqiptare Fier e Tiranë.

 Cili është sinopsi i “La Serva Padrona” ose “Shërbesja-Zonjë”?

“La Serva Padrona” është  opera  komike  italiane,  ideale për audiencën e re sepse është argëtuese, dinamike, e shpejtë dhe me humor, tipike për operën intermezzo. Vetë ndarja e këndimit dhe aktrimit përbëhet nga një soprano, një bas bariton dhe një aktor i cili është memec dhe roli i tij në shfaqje, është nëpërmjet pantomimit dhe lëvizjeve.

 “Operosa luan një rol të dyfishtë: mbase më e rëndësishme se shfaqjet që zhvillon është puna që ajo bën per trajnimin e artistëve të rinj”: Jeremy Pound

 “Rossini, Salmieri dhe kompozitorë të tillë e kanë lëvruar këtë, në fund të fundit, një mbrëmje të kënaqshme dhe shumë argëtuese. Operosa ka qëllime të denja, i kushtohet këngëtarëve të saj të rinj dhe i ka gjetur vetes mjaft mirë një vend për të vazhduar përpjekjet e saj.”:  Robert Thickness

 

Në kuadër të Festivalit #DeFestApolonia 2019 u zhvillua edhe një sesion shkencor/debat me temën: ”Teatri – Publiku – Koha”, ku referuan profesorë të artit dramatik, studiues e kritikë teatri, regjisorë, aktorë, dramaturgë, shkrimtarë e poetë të njohur dhe moderator Prof. Dr Josif Papagjonin.

Sesioni trajtoi tema e probleme të rëndësishme që kanë të bëjnë, jo vetëm me gjëndjen e sotme të artit skenik, por edhe me perspektivën e zhvillimit të mëtejshëm, nëpërmjet edhe një debati të nxehtë, para e pas disa shfaqjeve nga trupa të ndryshme të rajonit.

Referuan dramaturgët: Pëllumb Kulla e Bashkim Kozeli, Prof. Dr. Josif Papagjoni e Nebi Islami, kritikët e teatrit Miho Gjini, Emin Emini e Primo Shllaku, regjisorët: Milto Kutali e Mevlan Shanaj, aktorët: Luftar Paja e Arqile Goro, poeti Petrit Ruka etj .

Gjithçka u realizua ne trapezerinë e Apolonisë, duke i dhënë edhe më shumë vlerë qëllimit të këtij aktiviteti.

 

De- Fest Apolonia 2019 – Festivali Ndërkombëtar i Artit Skenik hapi siparin e tij më 19 shtator në Fier,  me organizatore Bashkinë Fier (lead partner), në kuadër të TOURNEE FESTIVALS, Programi IPA Itali-Shqipëri-Mali Zi, duke i bërë jehonë artit nëpërmjet performancave dhe tryezave të diskutimeve/debateve rreth tij.  

 

Previous ArticleNext Article