KreuCelebrity

Po Ronela? Young Zerka kapet sërish ‘mat’ me modelen simpatike

 

Pak ditë më parë mediat online publikuan një foto të këngëtarit Young Zerka teska ndodhej në një pishinë në Jug të vendit me një bionde simpatike. Vajza në fjalë quhet Joana Alimema dhe ushtron profesionin e modeles.

Ndonëse foto linte vend për dyshime se mes dyshes mund të kishte romancë, opsioni tjetër se mos ndoshta Zerka po realizonte një videoklip, nuk u përjashtua.

Këngëtari është kapur sërish mat me bionden simpatike, kësaj radhe në Korçë në qytetin e tij të lindjes. “Inlife.al” ka publikuar fotot e tyre që teksa shëtisnin në qytet dhe Zerka duket i buzëqeshur, duke lindur sërish dyshimet për një lidhje të mundshme.

Apo mos vallë kjo foto është shkrepur nga xhirimet e pjesës tjetër të klipit?!

Kujtojmë që Zerka prej kohësh është përfolur për një histori dashurie me këngëtaren Ronela Hajati, të cilën dyshja nuk e pranoi asnjëherë publikisht, ndonëse miqtë e afërt të artistëve kanë pranuar romancën mes Ronelës dhe Zerkës.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF