KreuCelebrity

Valdrin Sahiti krijon veshje enkas për Cardi B

 

Duket se suksesi i stilistit nga Kosova Valdrin Sahiti i ka kaluar kufijtë e shqipfolëse, teksa është bërë zgjedhja e reperes me famë botërore Cardi B.

 

 

? @iamcardib in #valdrinsahitiofficial

A post shared by Valdrin Sahiti (@valdrinsahitiofficial) on

Valdrini ka postuar në llogarinë e tij në insragram një video të artistes Cardi teska duket e veshur me një fustan të dizenjuar nga stilisti shqiptar.

Ende nuk dihet nëse reperja do ta ketë pjesë të ndonjë klipi këtë veshje, por nisur nga video në të cilën ajo duket teksa ‘noton’ mes parash gjasat janë që në klipin e ardhshëm të Cardi B, reperja do të bëjë që emri i stilistit shqiptar të njihet në gjithë botën.

Megjithatë nuk është hera e parë që stilisti nga Kosova bëhet zgjedhja e emrave të njohur me famë botërore pasi më herët ai ka veshur edhe emra si; Chloe dhe Halle, Fantasia Barrino Taylor, Jade Thirlëall, Jesy Nelson, Hadise.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF