KreuCelebrity

“Dukem si një top”: Bashkëshortja e Lorik Canës poston foto me barkun e rrumbullakosur

 

Ish- kapiteni i Kombëtares shqiptare pas pak muajsh do të bëhet baba për herë të dytë. Lorik Cana dhe bashkëshortja Monica do të përjetojnë së shpejti ndjesinë e ëmbël të të bërit prind për herë të dytë, kësaj here të një vajze.

Monica është në muajin e gjashtë të pritjes së ëmbël dhe lajmin e shtatzënisë çifti preferoi ta mbajë privat deri para pak ditësh, kur vendoën ta ndanin me publikun.

Ndërsa po shijon ditët e pritjes së ëmbël Monica postoi pak minuta më parë një foto teksa duket me barkun e rrumbullakosur, me bebushin që tashmë prej gjashtë muajsh ndodhet në barkun e mamit.

“Gati si një top”; ka shkruar mami Monica përbri fotos së postuar

Çifti Lorik Monica janë prindër edhe të Bojkenit katër vjeçar dhe siç sportisti është shprehur në një intervistë të disa kohëve më parë, nëse familja do të shtohet me një vajzë me shumë mundësi ajo do të quhet Enkeleda për të vazhduar traditën e emrave të lashtë Ilir në familjen Cana.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF