KreuCelebrity

Këngëtarit me famë botërore i humbën një palë syze dhe po bën çmos për t’i gjetur!

Këngëtari dhe aktori Lenny Kravitz ka postuar një njoftim ku kërkon ndihmën e fansave të tij, e e jo vetëm.

Gjatë performancës që Kravitz pati fundjavën e kaluar në Shrine Auditorium në Los Angelos, i kanë humbur një palë syze të cilat duken se kanë një vlerë tejet shpirtërore për artistin.
55- vjeçari postoi një lajmërim në twitter bashkangjitur me foto të syzeve që ai po kërkon ku shkruante:


“Më kanë humbur këto syze dielli gjatë koncertit në Los Angelos. Ato janë tepër sentimentale për mua, janë vintage dhe i përkasin një anëtari të familjes. Kushdo që i rikthen tek unë nuk do ti bëhet asnjë pyetje”; ka shkruar Kravitz në lajmërim duke lënë edhe kontaktin për të gjithë ata që mund të kenë ndonjë informacion.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF