KreuCelebrity

Pas një viti mungesë në muzikë, rikthehet Flori Mumajesi

 

Dalja e tij e fundit nëpërmjet një projekti muzikor ishte vitin e kaluar në festivalin “Kënga Magjike 2018” ku edhe u shpall fitues me këngën “Plas”.

Që atëherë duket se kantautori Flori Mumajesi u ‘zhduk’ nga karriera muzikore por edhe postimet e tij në rrjete sociale kanë qenë tejet të vakëta.

Dhe ja tek më në fund vjen një lajm i mirë për të gjithë dashamirësit e Mumajesit, pasi siç duket shumë shpejt do të kemi një tjetër krijim të tij.

Ka qenë kolegia nga Kosova Shkurte Gashi ajo që na ka njohur me lajmin e bukur, teksa ka zbuluar nëpërmjet një postimi në Instagram se së shpejti do të vijë një këngë e re shoqëruar me videoklip, si bashkëpunim mes Flori Mumajesit, Shkurte Gashit dhe Brunon.

Duket se xhirimet e klipit kanë nisur dhe të gjithë mezi po presim se ç’ka ‘gatuar’ kësaj here pas një mungese të gjatë Flori Mumajesi.

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF