KreuCelebrity

Bebi numër 4: Ricky Martin dhe partneri do të bëhen sërish prindër!

 

Gjatë një eventi për të drejtat e njeriut në të cilën Ricky Martin u vlerësua me një çmim, gjatë fjalimit këngëtari i “Livin La Vida Loca” dha një lajm të bukur për jetën e tij private.

Artisti ishte i shoqëruar në event nga bashkëshorti i tij Jwan Yosef si dhe dy binjakët 11 vjeçarë Valentino dhe Mateo, ndërsa ylli latin tha para të pranishmëve se shumë shpejt familja do të zgjerohet, me një tjetër bebe.

“Bashkëshorti im Jwan të dua shumë, djemtë e mi Valentino dhe Mateo ju dua me gjithë zemër, ju jeni forca ime, ju më frymëzoni dhe motivoni për të bërë këtë që bëj, dhe jeni fëmijë të mrekullueshëm. Lucia, vogëlushja ime që nuk ndodhet këtu me ne sot, por është në shtëpi me gjyshen, ti je drita ime. Dhe meqë ra fjala dua të ndaj me ju një lajm; ne jemi shtatzënë, po presim një bebush”; dha lajmin e bukur gjatë fjalimit të tij Ricky Martin.

Bebushi numër katër do të vijë në jetë nga një nënë surrogato.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF