KreuCelebrity

Një vit pas ndarjes, ‘Bihter’ në një lidhje të re!

Pothuajse një vit pas divorcit nga bashkëshorti Kenan Dogulu, aktorja turke Beren Saat duket se ka gjetur sërish dashurinë.

Mediat turke kanë publikuar së fundmi një foto të aktores (që në vendin tonë njihet më së shumti për rolin ‘Bihterit’ në “Dashuri e ndaluar”), teksa ndodhej në shoqërinë e Dj Maga një prej muzikantëve më të njohur në Turqi.

Dyshja janë parë së bashku duke u përqafuar, ndërsa pasi mediat turke kanë kontaktuar me aktoren e njohur duke e pyetur nëse ishte ajo që përqafohej me Dj e njohur, Saat është përgjigjur thjesht: “Po unë jam”, duke mos zbuluar asgjë më shumë se çfarë qëndron pas atij përqafimi.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF