KreuCelebrity

Rrëfehet Rudina Magjistari: “ Sakrifica që im shoq bën cdo vit për vajzën“!!

Rudina Magjistari është përgjithësisht e rezervuar me hollësitë mbi jetën e saj private. Megjithatë, këtë radhë, moderatorja aq e dashur për publikun ka rrëfyer “dicka më shumë“ gjatë intervistës me Dj Vicky-n. E martuar prej vitesh me Xhavit Bajramin, me të cilin ka një vajzë, Mia-n, ajo tregoi një detaj interesant.

Dj Vicky tregoi se ndante me të birin të njëjtën ditëlindje, dhe pavarësisht se djalin e konsideron padyshim “bekimin dhe dhuratën më të bukur“, kur vjen fjala tek kjo “dita e shënuar“, aty vëmendjen e rrëmben të gjithën I vogli. Rudina tha se dicka e ngjashme ndodh dhe me të shoqin.

“Edhe bashkëshorti im gjendet gati në të njëjtën situatë. Ata në fakt e kanë me një ditë diferencë. Po festa bëhet për vajzën, kurse për bashkëshortin mbetet vetëm torta. Është një sakrificë kjo që e bëjnë me qejf baballarët”, ishte komenti  I saj.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF