Detaje të tmerrshme mbi ditët e fundit të Marilyn Monroe!!!

Largimi I parakohshëm nga jeta I yllit të kinemasë, Marilyn Monroe, la shumë pikëpyetje pas.  Aktorja e shndërruar në ikonë të sensualitetit femëror, vdiq fare e re, në moshën 36 vjecare.

Se fundi, një investigim gazetaresk kërkoi të hedhë dritë mbi misteret e vdekjes së saj. Autorët e dokumentarit “ The Killing of Marilyn Monroe“ , pretendojnë se ylli I ekranit nuk vrau veten, sic tregon variant zyrtar. Ata thonë se Marilyn ishte droguar e abuzuar seksualisht që një javë përpara vdekjes së saj tragjike.

“ Marilyni kishte frikë për jetën e vet“, thotë gazetari Charles Castillo, “ ishte mbërthyer në një situatë të cilën nuk e kontrollonte dot më. Përfitonin prej saj. E kishin droguar dhe kishin bërë një festë të shfrenuar me të“, shton ai. Dokumentari kërkon të tregojë se Marilyn ishte abuzuar dhe shantazhuar nga një bos mafioz, Sam Giancana, me ndihmën e ish të dashurit të saj, Frank Sinatra.

Ylli kishte një lidhje të ndaluar me vëllezërit Kennedy, dhe mafia kërkonte të përfitonte nga kjo.  Kur e kuptoi c`po ndodhte, ajo I kishte thënë Sinatrës se nuk donte të bëhej pjesë e komplotit dhe se do të bënte gjithcka publike, e ky sipas gazetarëvem ishte një motiv I fortë përse mafia të donte ta “hiqte qafe“.

Previous ArticleNext Article