KreuStil Jetese

Ermonela Jaho në BORDO, plot personazhe të tjerë si dhe tendencat e vjeshtës në veshje, aksesorë, interior!

 

Të shijosh jetën me gjërat e bukura të saj…, të shprehësh dashurinë…, vlerësimin…, mirënjohjen për punën dhe lodhjen e të tjerëve janë gjëra që na motivojnë për t’i bërë më shumë, veçanërisht kur jeta na tronditet… ashtu sikurse ndodhi në 21 shtator. A do të bëhemi më të mirë pas kësaj…?! Vështirë ta besoj!

Megjithatë, misioni im dhe ai i BORDO vijon! Të promovojmë, inkurajojmë, mbështesim të gjithë ata individë që me punën e tyre lënë shenjë në përditshmërinë tonë duke u përpjekur sadopak për t’i dhënë ngjyra tablosë së jetës!

Në këtë sezon vjeshte BORDO sjell disa nga personazhet e ekranit dhe pas tij; Lorena Basha flet për sezonin e ri të “Lufta e nuseve”, Xhani Shqera rrëfen botën e tij të bukur, Elona Duro ndan jetën profesionale dhe atë personale, Aleksandra Leëis nga Australia prezanton Shqipërinë në sytë e të huajve….

Kantautori Luan Zhegu celebroi ditëlindjen e tij të 70-të mes miqve artistë. Edhe BORDO ka gjetur një formë për të uruar personazhin e rrallë të artit tonë!

Por, këtë muaj mbi gjithçka Bordo ka vendosur t’i bashkohet Kauzës së Fjongos Rozë, në muajin e luftës Kundër Kancerit të Gjirit.

Në kopertinën e Bordo Ermonela Jaho, DIVA e muzikës operistike sot në gjithë botën, vjen si Ambasadore e kësaj kauze, ndërsa ndan me ne përveç mesazheve të forta edhe karrierën e saj aktuale, ku interpretimit të kryeveprave klasike, i shtohet albumi muzikor dhe dokumentari i jetës së saj, që po realizohet nga producentët e saj Gjermanë.

Në 22 Tetor Ermonela Jaho do të presë publikun shqiptar në skenën e Qendrës Kulturore të Katedrales Ortodokse. Ekskluzivisht nga New Jork-u ajo rrëfehet për ne!

BordoMen sjell në kopertinë këtë herë rock-erin Renis Gjoka, në rolin e ri të babait! Një bisedë e ëmbël, aspak e zakontë për të!

Tendencat e vjeshtës në veshje, aksesorë, interior, vendet që duhet të njohim dhe recetat që duhet të gatuajmë plotësojnë pazëllin e këtij numri vjeshte!

 

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF