KreuStil Jetese

Në sfilatën e lakmuar; Armina Mevlani realizon ëndrrën e saj

Armina Mevlani prej disa ditësh ndodhet në Paris për të qenë e pranishme në Javën e Modës që po mbahet në kryeqytetin francez.

Blogerja shqiptare ka mundur të ndjekë nga afër disa sfilata të rëndësishme e madje ka realizuar edhe një ëndërr të sajën. Armina ka qenë e ftuar për të ndjekur nga afër sfilatën e lakmuar të markës prestigjioze Chanel, duke e përshkruar eventin me fjalët: “Ëndrrat realizohen”.

29-vjeçarja ka parë të parakalojë në sfilatë edhe modelen e njohur Gigi Hadid, një ndër modelet më të famshme në botë momentalisht.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF