KreuCelebrity

Vëllai interpreton këngën e babait të ndjerë, aktorja shqiptare përlotet live në emision!

Aktorja mjaft simpatike e “Al Pazar“, Xheni Hallulli ka qenë e ftuar speciale në emisionin “Rreze Dielli” në “Report TV”, ku ka folur pak më në detaje se zakonisht mbi jetën e saj. Por pikën kulmore, emisioni e arriti kur vëllai I Xhenit, Edi, interpretoi me violinë një pjesë muzikore që e këndonte dikur babai I tyre I ndjerë. Xheni nuk u përmbajt dot, por iu derdhën lotët, ndërsa tregoi se ishte 14 vjec kur I ati u largua nga jeta.

“E vështirë ishte më shumë për mamin tim se sa për mua se unë kam qënë në një moshë që e kaloja. Mami kishte një barrë shumë të madhe se vëllain e kisha në Austri. Babai im ka qenë ndër të vetmit që nuk u ka lëvizur një presje teksteve të këngëve tiranse, nuk u ka lëvizur një notë, plus që të mos e lavdëroj unë dhe zërin e ka pasur vërtetë shumë të bukur. Mua zakonisht kur më shohin në rrugë më thonë Kasem, ka qenë një tip i lezetshmëm edhe pse tironsit janë pak të rëndë”, është shprehur ajo.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF