E fiksuar pas këtij fustani, Elisa Spiropali e sjell në disa forma!

 

Pak ditë më parë mësuam se politikania Elisa Spiropali po përjeton për herë të dytë pritjen e ëmbël, katër vite pas sjelljes së jetë të vajzës së saj të parë Nalta.

Teksa ministrja e Marrëdhënieve me Parlamentin nuk i ka lënë aspak mënjanë angazhimet qeveritare, politikania është fotografuar herë pas here në dajlet e saj me barkun që rrumbullakoset nga dita në ditë.

 

Teksa ‘udhëtuam’ për pak çaste në daljet e funditë të Spiropalit, vumë re që politikania simpatike këto kohë është e ‘fiksuar’ pas një fustani të gjatë, e të hollë me material sateni, të cilin Spiropali e ka kombinuar në disa mënyra.

Herë me xhaketë të shkurtër, e herë më nje pelerinë të gjatë, Elisa është parë ta veshë disa herë fustanin e saj të preferuar, duke e sjellë atë në disa forma.

Të gjithëve na ndodh që një veshje ta kemi të preferuarën tonë, e duket se mamin në pritje të politikës shqiptare ky fustan hyn tek veshjet e saj të preferuara.

 

Previous ArticleNext Article