KreuCelebrity

Eli Fara paska dy kushte për dhëndrin e ardhshëm!!

Eli Fara ishte e ftuar e Bietës te “ Ftesë në pesë“, dhe moderatorja nuk la pa e “ngacmuar“ pak këngëtaren aq të dashur nga publiku për pikën e saj të dobët, vajzën, Marinën.

Bieta kërkoi të dinte se cilat ishte kushtet e Elit për dhëndrin e ardhshëm, dhe mori një pergjigje mjaft të drejtpërdrejtë e të sinqertë. “Do të doje një dhëndër në gjendje të mirë financiare dhe problematik, apo një dhëndër në gjendje jo të mirë dhe një njeri fantastik?”, ishte pyetja dhe Eli e bëri të qartë se vlerëson njeriun, por përse jo, edhe mirëqënia është e mirëpritur.

“Duhet ta bëjë super të lumtur dhe nuk ka rëndësi nëse është financiarisht mirë apo shumë mirë, edhe pse keq nuk do ta doja në fakt. Do ta doja mbështetje për Marinën. Të tjerat janë pjesë e dashurisë, bie në dashuri vajza dhe s’ke çfarë bën”, është shprehur ajo.

 

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF