KreuBusull

Fitoi betejën me kancerin; foto e regjisores shqiptare, poster në kullën Eiffel ne Paris!

Dy vite më parë ajo u përball me lajmin  e keq se vuante nga sëmundja e Leuçemisë.

Regjisorja nga Kosova Arlinda Morina pas goditjes që mori kur mësoi atë që po ndodhte me trupin e saj, mblodhi forcat dhe me humorin e sportivitetin që e karakterzion vendosi të përballet më sëmundjen qetësisht madje i vendosi edhe një emër; që prej ditës kur regjisorja mësoi se vuante nga kanceri ajo e quajti “Leo”.

Fatmirësisht Arlinda arriti ta fitojë betejën e vështirë me sëmundjen e rëndë duke u kthyer kështu në burim frymëzimi për qindra gra e vajza që vuajnë  nga lloje të ndryshme kanceri.

Fotografia e regjisores kosovare është vënë në qendër të Parisit në kullën Eiffel, në mesin e grave që luftuan kundër kësaj sëmundje.

Më herët kur Morina vuante ende sëmundjen e rëndë, në një prej intervistave të saj ajo është shprehur se peripecitë dhe vështirësitë që ka kaluar do t’i ndajë me të tjerët edhe me një libër apo skenar, që më vonë do të rezultonte në një film.

Tags:

Home Busull

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF