Pas rënies drastike në peshë, Fifi nuk njihet!

Pak muaj më parë, këngëtarja Filloreta Reçi apo siç njihet për publikun e gjerë Fifi vendosi të ulë kilogramët e tepërt që kishte marrë së fundmi, duke ju nënshtruar proçesit të vendosjes së unazës në stomak.

Duket se baloni që artistja ka vendosur në sistemin tretës po jep rezultatet e madje tejet mbresëlënëse.

Në një foto të postuar së fundmi në llogarinë e saj në Instagram, Fifi ka surprizuar jo pak teksa është shfaqur me një rënie të dukshme në peshë.

Ndryshimi në fizikun e këngëtares është komplimentuar edhe nga ndjekësit e saj, të cilët kanë komentuar pozitivisht duke pëlqyer shumë Fifin e ndryshuar.

Previous ArticleNext Article