Video skandal: Nipi i Meghan Markle, nudo dhe i droguar në mes të rrugës!

Vetëm një ditë pas bërjes publike të letrës së Princ Harry për mediat, ku shprehte dëshpërimin  e tij për sulmet e shumta që mediat bëjnë karshi gruas së tij, një tjetër skandal ka në qendër sërish Dukeshën e Sussex.

Një video dramatike, ku nipi i Meghan Markle, Thomas Dooley i cili duket se është lakuriq dhe futet me zor në makinën e policisë po bën xhiron e rrjetit orët e fundit. Dooley është djali i vëllait të Meghan Markle dhe thuhet se në momentin e arrestimit ai ishte i droguar.

I riu u arrestua nga policia këtë të enjte në Hollyëood teksa po ecte i zhveshur vetëm me një peshqir të vogël në trup dhe fliste gjëra pa kuptim, duke lënë të kuptohej se nuk ishte i vetëdijshëm për shkak të konsumimit të lëndëve narkotike.

Previous ArticleNext Article