A është kjo dasma e vitit?! Në martesën e Jonida Vokshit qenka bërë kokrra e qejfit

Jonida Vokshi dhe bashkëshorti i saj Besnik Krapi celebruan në martesë historinë e tyre të dashurisë. Me një ceremoni të veçantë altari buzë detit në Durrës dhe një festë që zgjati deri në orët e para të mëngjesit, çifti i njohur kishin të ftuar familjarë, miq dhe shumë emra të njohur publik.

Të enjten në mbrëmje, në rrjetet sociale është publikuar edhe videoja përmbledhëse nga dasma e dyshes dhe nga ato pak minuta ajo që mund të thuhet me siguri është se Jonida dhe Besniku e gjithë të ftuarit e tyre paskan bërë kokrrën e qejfit.

“Dasma e Vitit… Shpërndahej dashuri falas, gjithë kohës…”, shkruan një ndër miqtë e çiftit Ermal Mamaqi, i pranishëm në martesë, krahas videos së ceremonisë që mund ta shihni më poshtë.

Previous ArticleNext Article