Këngëtari i njohur bëhet baba për herë të dytë

 

Ish- pjesëtari i grupit “Backstreet Boys” është bërë baba për herë të dytë. Nick Carter dhe bashkëshortja e tij Lauren Kitt mirëpritën këtë të mërkurë në jetën e tyre vajzën që vjen tre vite nga lindja e djalit Odin.

Çifti bëri public lajmin se do të bëhen sërish prindër në maj të këtij viti, ndërsa gjatë gjithë kësaj kohe Nick dhe Lauren kanë postuar herë pas here foto gjatë pritjes së ëmbël të bashkëshortes së këngëtarit.

Pak muaj më parë dyshja rrëfeu se dikur Kitt ka patur një abort të padëshiruar, ndaj me ardhjen në jetë të fëmijës së dytë çifti i famshëm është mëse i lumtur.

 

Previous ArticleNext Article