KreuCelebrity

“Ky djali më premtoi një jetë plot aventura”; Michele emocionon me dedikimin ndaj Barack Obama!

 

Ish- çifti presidencial i USA festojnë sot 27-vjetorin e martesës, ndërsa dyshja kanë ‘shfrytëzuar’ rrjetet sociale për t’i dedikuar një urim njëri tjetrit për përvjetorin e martesës.

“Siç thonë dhe Beatles. Bëhet më mirë me kalimin e kohës. Faleminderit zemër, për 27 vite të mrekullueshme”; ka shkruar ish-presidenti në dedikimin për përvjetorin

Dhe sigurisht që nuk mund të mos mungonte dedikimi i ish-Zonjës së Parë për bashkëshortin. Me anë të një postimi në Instagram, ku ata të dy shfaqen shumë të lumtur, Michele shkruan:

“27 vite më parë ky djali më premtoi një jetë plot me aventura. Mund të them që e ka mbajtur fjalën. Për kapitullin tonë të rradhës, si prindër fëmijësh të rritur dhe të zbuluarit se çfarë vjen më pas për ne- ndërkohë që ndjejmë magjinë e cila na bëri bashkë vite më parë. Gëzuar përvjetorin Barack!”

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF