Prej javësh flitet se është divorcuar; Rudina Dembacaj flet për herë të parë!

 

Prej disa javësh në mediat online po qarkullojnë zëra se martesa mes aktores Rudina Dembacaj dhe babait të vajzës së saj Aleksit ka marrë fund.

Ndonëse dyshja deri më sot kishin preferuar të qëndronin në heshtje duke mos dhënë asnjë deklaratë rreth këtij lajmi, për herë të parë Rudina theu heshtjen mëngjesin e sotëm, teksa ishte e ftuar në programin “Ditë e re” në Ora News.

Temës së ‘divorcit’ aktorja Dembacaj preferoi të mos e prekte konkretisht duke thënë vetëm se gjendja shpirtërore aktuale e saj është shkëlqyeshëm.

Ndërsa Rudina preferoi më shumë të ndalej tek ‘ai’ që e akuzuar se shkaku i krisjes së marrëdhënies mes çiftit ishte tradhëtia nga ana e Dembacaj siç është aluduar këto kohë.

“Se kush më ka akuzuar, dua të gjej akuzuesin për ca gjëra. Kush më ka akuzuar aman, dua të di kush ma ka bërë këtë akuzën dua ta puth në ballë. Sepse kanë thënë akuzohen Rudina Dembacaj për kshu kshu kshu. Po ma gjetën kush më ka akuzuar do i jap ca të duan”; u shpreh moderatorja e “Mos i fol shoferit” e pyetur nga Arjola Shehu për akuzat që janë bërë drejtuar Rudinës.

Previous ArticleNext Article