KreuCelebrity

Qenka serioz “muhabeti“; Eduarti “mbyt“ me lavdërime gatimin e Arbanës!!

Që kur u bë e njohur lidhja e tyre ( edhe pse vetë hapur vazhdojnë të mos pohojnë gjë), moderatorja Arbana Osmani dhe regjizori Eduart Grishaj janë vendosur në “shënjestrën“ e mediave rozë. Vëmendja e madhe I kushtohet sidomos postimeve të tyre në rrjetet sociale, ku nuk ngurrojnë ta shfaqin hapur admirimin për njëri tjetrin.

Dhe kur thonë që “dashuria kalon nga stomaku“, në rastin e tyre, duket se qëndron vërtet. Eduardi sapo I thuri lavde gatimit të moderatores. Ndërkohë që ai ndodhet në Paris për punë, Arbana postoi foto ushqimesh dhe ai nuk rezistoi dot pa reaguar. “Boo ç’më bërë apo nuk jam dhe në një vend që më hahet aq shumë,“, ishte komenti I tij në njërën prej fotove. “ Nuk ankohet njeriu për të ngrënë në Paris“, I thotë ajo. Dhe Eduarti përgjigjet:  “Jo në Paris por në asnjë vend të botës nuk ka si ushqimet që gatuan ti. Dhe e kam shumë sinqerisht këtë“, shkruan ai, dhë thënë të gjitha këto, nuk ka më vend për komente!!!

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF