Aromë Londre në Instagram nga 3 shqiptare fashionista: Manjola, Ersi dhe Sonila

Ky fillim vjeshte, si për rastësi të fatit, ka  çuar drejt Londrës 3 vajza të njohura të kryeqytetit, të cilat jo rastësisht spikasin edhe për shijet e veçanta të modës dhe pamjen e kuruar e elegante.

Artistja e njohur shqiptare Manjola Nallbani ka udhëtuar vetëm pak ditë më parë në Britani dhe prej andej po ndan me ndjekësit dhe miqtë ditët dhe vizitat e saj në monumente apo vende të njohura nga qyteti i saj i preferuar, siç e cilëson artistja Londrën.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Manjola Nallbani (@manjolanallbani) on

Fashionistja Ersi Ngjela (e njohur si ersichic) dhe një ndër vajzat e bukura brune të Tiranës, ish-miss në konkursin e parë të bukurisë, Sonila Çaushi na kanë sjellë njësoj si Manjola, aromën e Londrës dhe gjetheve të vjeshtës me fotot të tyre më të fundit në rrjetet sociale.

E nuk mund të shkon në Londër e të mos kesh një foto me kabinën e kuqe në sfond apo të mos spikasësh për stilin në rrugën londineze, pavarësisht temperaturave të ulta e motit të zymtë.

 

Previous ArticleNext Article