Në pritje të ëmbël; Brunilda Lahe nuk i shpëton ëmbëlsirave në event

Gazetarja Brunilda Lahe është në muajt e fundit të pritjes së ëmbël.

Por ndonëse hoqi dorë nga profesioni i saj duke preferuar të tërhiqej, nëna në pritje nuk ka hequr dorë nga prania e saj në evente të ndryshme që organizohen në kryeqytet.

Një i tillë është mbajtur të premten mbrëma në qendër të Tiranës, ku Lahe ishte e pranishme në inagurimin e Atelier EME, një salloni me fustane nusërie e mbrëmjesh.

Bukuroshja është fotografuar nga fotografi i Bordo.al teksa pozon e në duar mban disa ëmbëlsira, ndaj të cilave nuk ka mundur t’i rezistojë.

“Një overdozë ëmbëlsirash”, është ajo që mund të thuhet për këto foto të gazetares së ëmbël, në pritje të ëmbël e që llaston veten me ëmbëlsira.

Previous ArticleNext Article