KreuBusull

Bie nga kati i gjashtë i pallatit, portieri i Partizanit

Për pak sa s’ka rezultuar fatale për jetën e portierit të Partizanit mbrëmja e së shtunës.

Aldo Teqja 24 vjeç, ka rënë nga kati i gjashtë i një pallati në lagjen Medar Shtylla. Ai është dërguar në spitalin e Traumës ku është jashtë rrezikut për jetën. Lidhur me këtë ngjarje kanë reaguar Policia e Shtetit dhe Klubi i Partizanit.

Ngjarja ka ndodhur pak pas përfundimit të ndeshjes kundër Teutës. Ndërkohë që miq dhe familjarë të tij kanë shkuar jashtë ambienteve të spitalit në mbështetje të tij.


Sipas versionit të policisë, Teqja në kushte të rënda psikologjike është vetëhedhur nga pallati, por Klubi i Partizanit ka reaguar menjëherë nëpërmjet një postimi në facebook ku shkruan se rënia e 24-vjeçarit ka qenë aksidentale.

Tags:

Home Busull

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF