KreuCelebrity

Jennifer Lopez paska rrudha dhe tani do flemë të qetë!

Sapo i mbushi 50 vjeç, por disa foto të publikuara nga Dailymail, tregojnë se Jennifer Lopez paska rrudha.

Tek sytë, faqet e në qafë disa ‘shenja moshe’ kanë bërë që diva latine të komentohet gjatë orët e fundit, a thua se rrudhat janë gjëja më e çuditshme që mund të shfaqen në portretin e një 50 vjeçareje


Së fundmi J.lo ka nisur xhirimet e filmit më të ri në të cilin do të jetë protagoniste së bashku me këngëtarin Maluma, dhe fotot janë shkrepur pasi ylli latin ka mbaruar xhirimet e ditës së parë.

 

E veshur sport, ku dalloheshin qartë format perfekte fizike, dhe pa asnjë pikë grimi në fytyrë me siguri J lo nuk e ka menduar aspak se bota do të çuditej që edhe ajo paska tek tuk ndonjë rrudhë.

Gjithsesi me siguri Lopez nuk ka kohë të merret me komentet që po bëhen për rrudhat e saj, pasi së pari I duhet të shijojë suksesin e filmit “Hustlers”, pastaj ka xhirimet e filmit ne Malumën, mandej ka nisur përgatitjet e dasmës me Alex Rodriguez, për të mos harruar 2-3 orët e palestrës që I duhen çdo ditë për të patur atë super trup.


Ku ishim, tek rrudhat?! Ah, po J.lo është e vdekshme në fund të fundit

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF