KreuBusull

Përfundon numërimi i votave në Kosovë; Albin Kurti zgjidhet Kryeministri i ri i vendit!

 

Vetëm 12 orë ka zgjatur proçesi i numërimit të votave në Kosovë, dhe këtë mëngjes Kosova është gdhirë me Kryeministër të ri.

Albin Kurti, kreu i Lëvizjes Vetëvendosje ka arritur të fitojë 25.79% të votave, ndërsa është ndjekur nga LDK me përfaqësues kanditaten Vjosa Omani e cila fitoi 25.06 % të votave.

Nga ana tjetër, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje u është drejtuar kosovarëve si kryeministër në ardhje.

Në fjalën e tij, Kurti ka thënë se nuk do të shfaqin arrogancë ndaj askujt, por ka theksuar se u ka shpallur luftë të korruptuarve dhe kapësve të shtetit.

Albin Kurti ka deklaruar se nesër ai do ti bëjë ftesë LDK për një koalicion paszgjedhorë për krijimin e qeverisë së re.

“Unë si kryeministër i ri preferoj që qeveria e ardhshme të jetë stabile, e shoh partner LDK-në dhe sa më parë të fillojmë bisedimet për formimin e këtij koalicioni. Sonte s’do t’i thërras, por qysh nesër në mëngjes”.

 

 

Tags:

Home Busull

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF