Viktor Zhusti, aktori më i mirë në festivalin ndërkombëtar të filmit me 78 vende pjesëmarrëse!

Viktor Zhusti rrëmbeu trofenë e aktorit më të mirë në festivalin e filmit ‘Slemani International Film Festival’, i zhvilluar në Irak. Aktori mjaft i talentuar shqiptar e mori këtë vlerësim në një kohë kur në garë ishin 154 filma përfaqësues nga 78 vende të ndryshme të botës, që do të thotë se konkurimi nuk qe i lehtë.

Shqipëria u përfaqësua nga filmi ‘Delegacioni’, ku Zhusti është në rolin e protagonistit, një intelektual i burgosur, i cili nuk nënshtrohet përpara lojërave të pushtetit.

Ky ishte edicioni i katërt i ‘Slemani International Film Festival’.

Previous ArticleNext Article