Çfarë bënë kësaj here Meghan  dhe Harry që turpëruan oborrin mbretëror?!

 

Pak ditë pasi Harri shkroi një letër publike ku shpjegonte se sa i shqetëusar ishte për faktin se gruaja e tij po sulmohet aq shumë nga mediat britanike, e mandej Duka i Sussex kërcënoi se do të hedhë në gjyq disa prej tabloidëve britanikë, duket se një veprim i tillë nuk është pritur aspak mirë nga familja mbretërore.

Një reporter nga familja mbetërore i quajtur Richard Palmer është shprehur se pjesëtarët e tjerë të familjes, përfshirë këtu vëllain dhe babain e Harry, William dhe Charles janë ndjerë të turpëruar nga veprimi i Harryt, dhe sipas tyre është e pafalshme që ai nuk u konsultua me asnjë nga këshilltarët e pallatit para se të bënte atë letër të hapur publike.

“Askush nga familja mbretërore nuk po e mbështet aktualisht Harryn dhe Meghan. Madje edhe ndihmësit e çiftit janë të sikletosur nga veprimet e tyre”; ka shkruar Richard në një postim në Twitter.

Previous ArticleNext Article