KreuBordo Men

Nesër Nobeli i Letërsisë, shpresat e shqiptarëve janë për Ismail Kadarenë!!!

U dha Nobeli në mjekësi, ai në fizikë, e së fundi dhe në kimi: por është një tjetër cmim prestigjoz që e mban prej vitesh të ngërthyer vëmendjen e shqiptarëve tek akademia suedeze e vendimet që ajo merr. Bëhet fjalë për Nobelin e Letërsisë, të konsideruar edhe si  “vlerësimi më prestigjoz“ I këtij lloji në botë. Prej kohësh, shqiptarët shpresojnë që për herë të parë, ky cmim të vijë në vendin tonë përmes gjeniut të letrave shqipe, Ismail Kadare. Kadare është sërish një ndër pretendentët në klasifikim.

Parashikimet për Nobelin e Letërsisë janë dëshmuar gjithmonë të vështira, megjithatë kjo nuk i penguar përpjekjet për të parashikuar shanset e kandidatëve. Sipas tabloidit britanik “Nicer Odds”, një prej emrave më të preferuar këtë vit është ai I poetes dhe eseistes kanadeze Anne Carson, ndërsa shanset më të pakta rezulton t`I ketë George R. R. Martin, i cili shkruan në zhanrin e fantazisë, horrorit, dhe fanta- shkencë.

Ndërkohë, risia këtë radhë është se do te jepen dy cmime, edhe ai I 2018-tës, I cili u shty për shkak të skandalit seksual që e pllakosi akademinë një vit më parë. Çmimin i madh i letërsisë, jepet këtë të enjte, 10 tetor, e sic thotë në postimin e saj në Instagram Shtëpia Botuese Onufri: “ Le të shpresojmë se juria do të zgjedhë më në fund me meritë Kadarenë dhe gjuhën shqipe“!!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF