Pak ditë para lindjes, mikeshat dhe Gazi i organizojnë një festë surprizë Irës me rastin e ditëlindjes!

 

Me siguri do të mbahet mend gjatë festa e ditëlindjes së 25-të për bukuroshen Ira Seferi, kjo për faktin se këtë përvjetor bashkëshortja e Gaz Paja e ka pritur së bashku me vogëlushin që po rritet ende në barkun e mamit, e po ashtu se mikeshat (në bashkëpunim me Gazin) i organizuan mamit në pritje një festë ditëlindje e gjitha suprizë dhe e papritur për Irën.

‘Autorët’ e kanë quajtur ‘Baby Angel’ temën e festës së ditëlinjes që për hir të së vërtetës për pak menduam se ishte ‘baby shower-i’ i vogëlushit që pritet të vijë në jetë së shpejti.

E veshur me një fustan  ngjyrë rozë, që ja mbulonte këndshëm barkun e rrumbullakosur, Ira dukej më e bukur se asnjëherë, teksa e emocionuar ka parë gjithë-çka ishte organizuar enkas për të.

Në festë sigurisht nuk mungoi bashkëshorti Gazi, i cili është fotografuar pranë vajzës së ditëlindjes kur ajo fryu qirinjtë.

Nuk e dimë se ç’dëshirë ka shprehur Ira teksa ka fryrë qirinjtë, ama se ç’kemi një parandjenjë që kësaj here dëshirat e mamit në pritje kanë kryefjalë të voglin brenda barkut.

Edhe 100 Ira!

Previous ArticleNext Article