Armina Mevlani zbulon markat prestigjoze të cilave kërkon t`i besojë fustanin e nusërisë: “ Do të jetë i personalizuar“!!!

Armina Mevlani tregoi në studion e “Ftesë në 5” disa detaje nga planet e dasmës së saj me djalin  e ish-kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzen Berisha.

Blogerja zbuloi emrat e firmave të njohura me të cilët dëshiron të lidhet për të realizuar fustanin e vet të nusërisë. Dhe lista ishte e mbushur plot me marka nga më të famshmet ( dhe të kushtueshmet) në botë: Eli Saab, Alberta Ferreti, Vivienne Westwood,  Alexandër McQueen ( kjo e fundit krijoi fustanin e dasmës së Kate Middleton).

Ajo që Armina nuk tha ndërkohë ishte se kur do të ndodhë ky kurorëzim në martesë I lidhjes së bujshme, megjithatë pretendon se një nga arsyet e shtyrjes është pikërisht fustani, I cili me sa duket, duhet të jetë patjetër ashtu sic e ëndërron ajo dhe I personalizuar, e gjërat e mira, sigurisht duan kohën e vet!

Previous ArticleNext Article