KreuCelebrity

Foto paparac/ Të ndarë?! Bordo kap ‘mat’ Rudina Dembacaj dhe Aleksin!

Prej javësh në mediat online po qarkullojnë zëra se martesa e aktores Rudina Dembacaj me babain e vajzës së saj ka marrë fund.

Aktorja është pyetur disa herë në programe të ndryshme për të dhënë versionin e saj nëse ka me të vërtetë një krizë në martesën e saj, por Dembacaj gjithmonë është përgjigur me diplomaci, duke lënë vend për dyshime, por pa dhënë një përgjigje konkrete.

Ndërkohë që aktorja ka preferuar të mos japë deklarata konkrete për ‘fatin’ e martesës së saj, bordo.al ka fotografuar çifin pasditen e së mërkurës, teksa po konsumonin një kafe në një prej bareve të kryeqytetit.

Portalet vijojnë të ‘ziejnë’ rreth ‘ndarjes’ së Rudinës dhe Aleksit, ndërsa dyshja teksa që po konsumonin një bisedë së bashku ditën e djeshme; na sjellin në mendje dy hipoteza; mund të jetë një kafe bashkëshortësh pasi kanë mbaruar impenjimet e ditës në punë, ashtu siç edhe mund të jetë një takim normal mes dy ish-bashkëshortësh që ndajnë së bashku një vajzë.

Cilido të jetë statusi aktual i aktores Dembacaj, e rëndësishme është që pak ditë më parë në programin “Ditë e re” ajo u shpreh se është e lumtur.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF