Kate Middleton me një cantë Chanel super prej 3 mijë eurosh, po ndjekësit përse mbetën të zhgënjyer?

Dukesha e Kembrixhit i mrekulloi të gjithë në Londër më look-un e saj vjeshtor, por e rendoi doren me aksesorët, thonë ndjekësit e saj në rrjetet sociale. Kate Middleton zor se gabon me stilin, dhe këtë herë kombinimi ka qenë super I goditur. Në një frymë të përsosur me stinën, Kate zgjodhi pantallona të derdhura të gjera poshtë në ngjyrë ushtarake, një bluze ngjyrë bordo, vëthë në formë gjetheje më diamantë dhe këpucë dekolte me taka të plota.

Por dikush shtrembëroi hundën nga një aksesor sa I dukshëm, aq edhe I shtrenjtë I saj: cantën Chanel prej 3 mijë eurosh.

Ndjekësit nuk e vlerësuan shumë këtë fakt, sepse zakonisht Kate është mjaft modeste në pamjen e saj dhe cmimi I kripur i cantës, binte ndesh me këtë imazh të krijuar për të.

Previous ArticleNext Article