Katie Holmes kombinon çantën 4mijë $ me xhaketën e lirë nga Mango dhe shkëlqen!

Katie Holmes gjithnjë e më tepër po tërheq vëmendjen me stilin dhe kombinimet e veçante që bën në përditshmërinë e saj.

Aktorja ka dhënë dozën e saj të vjeshtës në daljen e fundit ku është fotografuar nga paparazi e veshur me një xhaketë Mango ngjyrë portokalli e cila kushton vetëm 199$. Në fakt ky nuk është lajmi, lajm është kombinimi që Kate ka zgjedhur për xhaketën e lirë. Ajo mban në duar çantën Louis Vuitton që kushton plot 4 mijë dollarë dhe shapkat e lëkurës nga Acne që kushtojnë 480 dollarë.

T-shirt i bardhë dhe pantallonat ngjyrë bezhe kompletojnë kombinimin e yllit të filmit duke na dhënë kështu një ide se si t’i veshim ngjyrat e vjeshtës këtë sezon.

Previous ArticleNext Article