Big Mama prezanton të dashurin turk!

 

Prej kohësh këngëtarja shkupiane Big Mama po ‘shijon’ format perfekte që ka arritur falë një diete strikte, e duket se artistja ka të reja në jetën e saj private.

Një foto e publikuar nga Big-u në rrjetin social Instagram, ka ndezur zërat se ajo sapo na njohu me të dashurin e ri.

Ditën e djeshme, artistja nga Tetova prezantoi të dashurin për të gjithë fansat e saj. Ndonëse jo tepër e përfolur për romanca, Big Mama po kalon një histori dashurie me modelin turk, Serhat Kaynarpinar. Duke pozuar të dy buzë detit, këngëtarja shkruan: “Këto ditë të ftohta do ju sjell pak dashuri…”

Big Mama nuk ka reaguar ende, por nisur nga fakti që Serhat ka marrë pjesë edhe në videoklipe të tjera, gjasat janë që të mos jenë në një lidhje.

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article