KreuBusull

Çmimi Nobel për Letërsi: Peter Handke figurë pro-serbe; peticion kundër autorit!

 

Më 10 tetor u zhvillua ceremonia e ndarjes së çmimit Nobel për Letërsi, që këtë vit shkoi për shkrimtarin austriak Peter Handke. Ende pa kaluar 24 orë nga marrja e çmimit, kanë nisur polemikat pasi ky vendim është kritikuar nga figura të njohura të letërsisë e jo vetëm.

Handke njihet si një figurë pro serbe në masakrat e ish-Jugosllavisë, dhe marrja e çmimit Nobel nga  një emeër të tillë ka irrituar të gjithë rajonin e ballkanit, e kryesisht shqiptarët. Ai kishte miqësi me ish-Presidentin e Serbisë Sllobodan Millosheviç dhe në vdekjen e këtij të fundit shkrimtari mbajti një fjalim duke lartësuar figurën e Millosheviç.

Emra të njohur të politikës shqiptare dhe asaj të Kosovës kanë reaguar duke shprehur indinjatën për çmimin Nobel të këtij viti.

“Kurrë nuk kam menduar se do të ndjeja të vjella për shkak të Çmimit Nobel. Por paturpësia po bëhet pjesë normale e botës që jetojmë. Fituesi i çmimit Nobel për Letërsinë është një zgjedhje e turpshme e Akademisë Suedeze. Nuk mundet që të jemi kaq të mpirë ndaj racizmit  dhe gjenocidit”, shkruan Rama.

“Si një njeri i pasionuar me bukurinë dhe fuqinë e përjetshme të letërsisë për të pasuruar përvojën njerëzore dhe si viktimë e spastrimit etnik dhe gjenocidit, jam i mërzitur nga vendimi për ti dhënë Çmimin Nobel në Letërsi një mohuesi të genocidit. Çfarë akti i pakuptimtë dhe i turpshëm” – shkruan Ministri i Jashtwm Gent Cakaj në Twitter

Presidenti i Kosovës, Hathim Thaçi tha: “Vendimi për Nobelin sjell një dhimbje të jashtëzakonshme për viktimat e panumërta.”

PEN America, shoqata amerikane që mbron lirinë e shprehjes në të gjithë botën përmes letërsisë, shkroi se ndiheshin të zhgënjyer nga përzgjedhja e një shkrimtari, që ka përdorur zërin e tij për të mohuar të vërtetën historike dhe ka ofruar mbështetje publike ndaj autorëve të gjenocidit.

Kult Plus ka filluar një peticion online kundër ndarjes së çmimit Nobel për letërsi për shkrimtarin kontravers Peter Handke që ishte përkrahës i hapur i kasapit të Ballkanit Sllobodan Milosevic.

Tags:

Home Busull

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF