KreuCelebrity

E cilësuar si Angelina Jolie shqiptare; ja jeta e re e Eralda Hitaj pasi braktisi ekranin!

Disa vite më parë ajo ishte një nga figurat më të bukura të ekranit shqiptar, e jo më kot ka përfaqësuar Shqipërinë në garën e bukurisë “Miss Universe” në vitin 2006.

Eralda Hitaj, e cila jo pak herë është quajtur si Angelina Jolie shqiptare, pikërisht në pikun e suksesit të saj si Miss e po ashtu si moderatore në televizon me vetëdije e dëshirë të plotë vendosi të braktisë karrierën për t’ju përkushtuar më të madhes e më të rëndësishmes detyrë; familjes.

E dashuruar prej vitesh me atë që sot është bashkëshorti Aleandron, bukuroshja Hitaj ka nisur një jetë të re jashtë Shqipërisë, e pikërisht në Gjermani.

Çifti janë prindër të dy djemve Amar dhe Adan, ndërsa ish-miss-i shqiptar e ka çuar karrierën e saj në një drejtim krejt tjetër  nga ai që e njeh publiku; pasi 32 vjeçarja punon për një kompani, e cila në qendër të saj ka rehabilitimin, ndihmën dhe hapjen e mundësive për fëmijët, të rinjtë dhe familjet në nevojë.

Nje foto nga jeta si mami qe morem ne instagramin e Eraldes ?

Nuk e dimë nëse Eralda ka në plan të kthehet ndonjëherë sërish në ekran, ama dimë që ajo mbetet një prej vajzave më të bukura të televizionit shqiptar.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF