KreuFashion

Halloween-i është afër: Ja 10 ide të shpejta

 

Nëse jeni nga ato tipa që nuk preferoni të shpenzoni kohë, para, apo edhe energji për festën e Halloween por  njëkohësisht nuk doni të mbeteni jashtë grupit që po feston, atëherë ky shkrim është për ju.

Në vend që të shpenzoni paratë me kostume që do ti vishni vetëm një herë përdorni më mirë makijazh për tu transformuar. Për shembull këto 10 pamje më poshtë janë shumë të thjeshta për tu realizuar.

Wonder woman- Duke parë suksesin e këtij filmi ky kostum klasik do të mbetet i preferuar edhe për shumë vite. Gjithçka ju duhet për krijimin e Wonder Woman është një pigment gold dhe një penel i zi.

Makijazh zane- Edhe pse ky makijazh duket paksa intrigues gjithçka ju duhet për këtë pamje janë qerpikë fallco dhe disa yje që ngjiten në lëkurë.

Makijazhi i gjirafës- Mund të duket se pullat e gjirafës duan shumë kohë por në fakt jo. Me anë të një sfungjeri mund të krijoni këto pulla. Mblidhni edhe flokët që të duken si brirë dhe jeni gati.

Leopard- Nëse nuk doni që ta mbuloni të gjithë fytyrën me makijazh thjesht krijoni disa pika si leopard në faqe dhe fijet e mustaqeve me penel. Përveç kësaj lyeni edhe hundën dhe jeni gati.

Makijazh sirene- Mjafton të merrni një rrjetë peshkimi vendoseni nē fytyrë dhe vendosni makijazh sipër.

Pop up art-Nëse dini të vizatoni vija dhe pika mund ta realizoni këtē pamje për 10 minuta. Merrni çdo laps që keni dhe vazhdoni punën.

Vampir- Kjo pamje mund të realizohet lehtësisht falë një fondatine shumë mē të hapur se ngjyra e lëkurës tuaj.

Makijazh dreri-  Një pamje e thjeshtë dhe shumë e lezetshme.

Dordolec- Jo vetëm që duhet ta keni makijazhin që ju nevojitet për këtë pamje por me siguri keni edhe një këmishë me kuadrata dhe një kapele prej kashte.

Vitet ’20- Kostumet e kësaj periudhe janë gjithnjë një zgjedhje e mirë dhe për më tepër vitrt ’20 kishin disa trende shumë të bukura makijazhi. Përfitoni nga kjo dhe provoni qerpikë merimangë, buzë të kuqe dhe vetulla të holla vetëm për këtë natë.

Burimi/Cosmopolitan

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF