KreuCelebrity

Sara Hoxha bëhet nënë për herë të dytë, vjen në jetë Roman!

 

Pritjes së ëmbël i erdhi fundi, e Sara Hoxha ka përjetuar për herë të dytë ndjesinë e paqtë të të bërit nënë. Trashëgimtarja e Top Media ka sjellë në jetë këtë të premte (11 tetor), djalin  e saj të dytë të cilin prindërit e kanë quajtur Roman.

Ka qenë vetë Sara ajo që na ka njohur me lajmin e bukur se familja Liço-Hoxha tashmë kanë një pjesëtar të ri.

“Çmendurisht e dashuruar me Roman, i cili lindi dje më 11 tetor 2019. Më shpejt se ç’e prisnim e megjithatë është një lumturi që peshon 2.9 kilogramë”; ka shkruar Sara përbri një foto ku duket se bashku me Roman-in e porsalindur dhe London që tani është vëllai i madh.

Sara Hoxha dhe Ledion Liço tani janë prindër të dy djemve, London 3 vjeç dhe Roman.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF