KreuCelebrity

Jane Seymour, 68 vjec: “ Dukem shumë e re për të luajtur role plakash“!!!

Ne e dimë që Hollywoodi nuk i fal rrudhat, e kjo shpjegon arsyen përse mjaft  aktore bëjnë gjithçka për tu dukur më të reja. Jane Seymour, megjithatë, ka problemin e kundërt: megjithëse në të vërtetë është 68 vjeç, ajo duket të paktën njëzet vjet më e re dhe për këtë arsye duhet të luftojë shumë për të bindur producentët se mund të luajë dhe “pjesën e një gruaje të vjetër” në ekranin e madh.

” Brenda vetes ndihem si njëzet vjeç, por kur isha në atë moshë isha shumë serioze. Tani, në vend të kësaj kam gjetur alter- egon time të të njëzetave dhe duket se është në këtë trup; është gjë e mirë për mua, po argëtohem shumë“, është shprehur ajo.

Seymour shpjegon se forma e saj e lakmueshme fizike është pasojë e aktivitetit sportiv (përfshirë pilates, shëtitjet e gjata dhe ushtrimet), por edhe e një diete të shëndetshme, që e ka bërë të heqë dorë nga sheqeri dhe ushqimet e skuqura.

Në të kaluarën aktorja e ka pranuar për “ Loose Women“  se ka bërë gjoksin, për shkak të trysnisë se mos humbiste martesën ( e fundit, se ndërkohë është divorcuar katër herë).

 

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF